Lule e vetmuar – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lule e vetmuar
Ç’paskan lulet sot
që kokën kanë kthyer mënjanë?
e shiu nga qielli bie
njërën e bëka të qajë?
Vaditu mos mbetesh e vyshkur
përkëdhelu me rrezeartën e parë
çeli petalet e mbyllura
e bleta të thithi nektar.
Po mbete ashtu e vetmuar
e vyshkur gjysëm e tharë
s’të vijnë të marrin erë
e në qofsh manushaqe e parë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com