Flas me natyren – Afrim Hyseni
FLAS ME NATYREN…
Të dua i thashë diellit në mëngjes,
një re ma mbuloi,
Të dua i thashë lules në lëndinë,
një erë e marrë ma rrëzoi,
Të dua i thashë gurit mjekërrthinjur,
U ngrit kokës më qëlloi,
Të dua i thashë zogut mbi degë,
hapi krahët fluturoi,
Të dua i thashë lumit sydallgëzuar,
u tha s\’e di ku shkoi,
Të dua i thashë dhelprës së qiellit,
një yll ziliqar s\’ma lëshoi
Të dua i thashë vajzës
Iku shpatit të ëndrrës s\’më ndëgjoi,
E thashë me vehte “ç’zhgënjim”,
Mbeta veç me lotin tim,
Të dua i thashë diellit në mëngjes,
një re ma mbuloi,
Të dua i thashë lumit sydallgëzuar,
u tha se di ku shkoi,
Të dua i thashë dhelprës së qiellit,
një yll ziliqar s’ma lëshoi,
Të dua i thashë vajzës,
Iku shpatit të ëndrrës s’më dëgjoi,
E thashë me vehte “ç’zhgënjim”,
Mbeta veç me lotin tim…
afrim@a.h.corbetta Itali