Hej… – Afrim Hyseni
HEJ…
.
Ku t’a gjej unë erën tënde ?
Pyetja në shpirt më shqetësoj,
Pyetja, mendova, më del nga zemra,
Tani forca, përgjigju, se koha kaloj !
.
E vura gishtin tek plaga e sapohapur
Arrnuar me fasho psherëtime dhe malli
E prekja pa mëshirë plagën e përgjakur
Që përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli.
.
Kërkoja të nuhasja erën tënde vetiake,
dhe aty brenda shpirtit përgjigjëjen të mirrja,
çudi…përpjekjet e mija dështake
nga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja !
.
Përse të bëj pyetje ty zogu i pranverës
Që strukesh pranë meje i lumtur ?
S’e ndjen erën time që rri prapa derës
dhe pret i rrënqethur një fjalë, për t’u futur?!
.
Rrëmo plagët e tua që kullojnë dashuri,
Pastaj vura melhemin e mallit të përzhitur !
Dhe pyetmë e dashur, pyetmë përsëri:
ku t’a gjej erën tënde, nga mungesa e grisur…
.
afrim@a.h.corbetta Itali
