August 3, 2024

Me mer o Nene me mer – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me mer o Nene me mer
me mer edhe nje here
ne supin tend te ngrohte
mes zemres aq te gjere

Me mer o nene me mer
ne prehrin tend mister
e mos me lere o nene
te me lendojne te tjere

E mban mend si me mbaje
kur qaja dhe ti qaje
se vetem ti me doje
te tjere mes nesh s lejoje

Kam mall per ato vite
kam shume nostalgji
sa dua t zvogelohem
e prap te vi tek ti

Mes sysh tek ti te futem
me bej pakez vend
se bejne sikur te duan
te tjere ne vendin tend

Por as qe ta harrijne
dhe as qe te ngjasojne
se mbi buzeqeshjen tende
sot ironite cojne
.
Me mbaj edhe nje here
shtrengome o nene ne gji
se vec ate mbaj mend
ngrohtesine qe me dhe ti

Me mer o Nene me mer
me mer edhe nje here
se bejne sikur me duan
e prap te lene ne dere

Me mer me perqafime
ne gjirin tend te ngrohte
asnje termet mbi toke
ty krahet nuk ti mposhte

Me mer o nene me merr
n permallim me shpjere ….!!!

Naten e Mire !!! A . L. O.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com