Dhe qielli po qan… – Anila Kodra Kotroci
DHE QIELLI PO QAN…
U vrenjt dhe qielli , pikoi lote
Kur shtati si gjete ne toke ju derdh.
Dhe nena shpirt-shuar ofshai pas dere
Pyeti ze-dridhur :- djali pse s’erdh !?😳
Klodi dergjej shtrire aty ne mes rruge,
Pak hapa larg, dot s’kerkoi ndihme,
Plaga e hapur nga plumbi pas shpine
I mori jeten , shpejt i mbylli syte….😥
Nena priste zgjuar, shpirti-hon i dridhej
Degjoi te shtena rendi te dera,
C’te shihte,shtrire ,pa jete e pa fryme,
Bir c’eshte kjo hata thirri.. ahhh une e mjera😥
Nje dore gjakatare vec per inerci
Per hir te nje ore qe quhet POLICORE,
Qellon me arme dhe vret nje njeri ,
Klodjanin ne moshen me te bukur rinore….😥
Nena, babai dhe motra mes lotesh,
Valle kujt t’ja kerkojne Klodjanin tani ?
Dores qe e vrau apo shtetit te vdekur ?
Askush nuk e sjell djalin perseri !!😥
U drodha dhe vete lajmin kur degjova
Jam nene mos qofsha, me dhemb ne zemer,
Klodjan e cdo kush te ish ate cast
Zemra qan njeriun ,nuk pyet per emer.😥
Plot u mbushen sheshet , Tirana u dogj
Djem e plot te rinj ne sheshe i sheh,
Vellai polic me shkop gome ne dore,
Godet dhe te bijte,nen maske si njeh !!
E shihni, po vjen ora, hiqini maskat
S’po na lene te shohim as bijte tane,
Po ikim, shkojme nga kjo jete e trishte ,
Pa percjell nena birin,e bijte nene e bab !!
Kerkojme drejtesi por s’dime se ku!
As nuk dime se kujt t’ja kerkojme,
Kur shteti e pusht-eti tani eshte kuturu
Te gjithe karrige per te ndenjurat kerkojne….😔
U dogje Tirane nga djemte e tu,
Ata qe mbeten e shprese nuk kane,
Se shume me te aftet te jane larguar,
Shkuan moren dhene neper tere dynjane….😔
Jane fjale te nje nene keto i degjoni ?!
Qe zemra i dridhet kur sheh televizor,
Per ju vellezer qe shkopin e gomes drejtoni,
Ndaj djemve te pa mbrojtur ne ato dy ore ..😥
Ulni doren , sot me shume se kurre
U dashka te duhemi , te falim miresi,
Mua sot nje djale me emrin Klodjan
Me beri te shkruaj, t’ju them
JETA ESHTE E SHTRENJTE
FALNI DASHURI…..
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 14/12/2020