August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHJETORI

Sa herë mbështillem në kujtimin tim
Ngjyrat e shpirtit frymojnë bëhen lule
Dashurinë e gjallë shtrijnë në shuplakë
Qiellit fluturim , valëve detit prore

Në këtë natë të vonë m’freskon kjo gotë verë
Me kujtimin e gjallë e vetme s ‘do jem
Sonte e pikërisht sonte dua t’ndihem femër
Malkoj hapin tënd në derën pa emër

Këtë natë si je tretur shi i shpirtit tim
Në borën e parë dua të mbështillem
T’ja them këngës t’dukem komplet si e marrë
Sonte më vjen hije , zë si një vegim

Të lutem më dëgjo kësaj nate epsh plot
Kam nuhatë erë tënden , squllur jastëkun lotë …
valixhe me franga mbështrellur me emrin tim
Del merri para dere ti s’jell lumi Sihl

Nuk e ditëka njeriu
Si humb e çfarë të pret
Prapë dhjetori në prag
Vjen në stilin e vet

Ardhtë i bardhë ky muaj
E mos pastë mbarim
Lutem për mbarësi e t’bukur fillim !

Hyrije Jusufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com