Menduar pas… – Afrim Hyseni
MENDUAR PAS…
.
Erë që fryn në të njejtin vend,
Na shtyn na ftohë e na mallëngjen,
Me të bukurin fllad nostalgjie,
.
Çdo ditë kërkojmë të bukuren dije..
Sa shpejt thyhen dyert e shpirtit,
Nën të ëmblën vesë dashurie…
Prishim zemrën vetem për llafagji.
.
Hyria që prite më nuk vjen tek ti.
Zhvishemi heshtave plot ndryshk,
Ndrydhur gjakun që nuk ta shikon kush.
Dielli po vuan të ndriçojë.
.
Koha e etur të keqen do e tregojë.
Dikur afër teje kur isha,
Embëlsinë e buzëve shijoja,
Qartësin e syve shihja tek ti.
.
Shushurimen tingëlluese të flokëve ndjeja,
Larg nga ju sot ndjej vetminë,
Era e mallkua buzët mi shkrumon,
Shpirti im nuk gjenë qetësi…!
.
afrim@a.h.corbetta Itali