August 6, 2024

Mos kthe sytë – Merita Çyrbja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS KTHE SYTË

Një lypës vdiq prej ftohtit mbrëmë,
ai i paemri i kësaj bote mizore,
i mbështjellë mes rraqesh në një skutë
si iriq i dimnit, pa strehë dimërore….

Ti, mos kalo i heshtur, mos largo sytë,
në mundesh sado pak, zgjati dorën.
Ajo pak e jotja ndoshta i bën dritë,
n’errësirën e kobshme duke numëruar orët…..

Uratën t’jep me sytë lart, nga ftohti lotuar,
përtyp dridhshëm nji çapë bukë të thatë,
shtrëngon n’turp kurmin e tij t’vobektë,
Ç’ka mbetur.. i rreh veç zemra e ngratë…..
MERITA ÇYRBJA 2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com