August 4, 2024

Frikë dhe shpresë! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FRIKË DHE SHPRESË!

Pse kam frikë se kuptoj,
apo ësht se po gaboj?
Nuk e di në duhet luftuar ,
apo e tillë duhet pranuar?

Çësht kjo ndjenjë që quhet frikë,
a ti themi që të ikë?
S’ka përse të na sundojë,
se cdo gjë do të kalojë!

Ajo ësht midis nesh,
ka një shoqe që quhet shpresë,
ësht ajo që na ndihmon,
kur kjo frikë na kaplon!

Të kesh frikë ësht zgjuarsi,
se të jep një maturi,
të ndihmon të sigurohesh,
nga rreziku ti të mbrohesh!

Por gjithmonë ka një shpresë,
shpëtimtare do të mbesë,
në çdo rrezik që ne kalojmë,
frikën tonë ta menaxhojmë!

Dikush thotë se jam trim,
pale thotë se ka guxim,
në të vërtetë ësht budalla,
ku çdo gjë e bën badiava!

Jam dakort të kesh guxim,
gjithashtu të jesh dhe trim,
por mba me vete edhe frikën,
dhe shpresën ti vër pritën!

Frika dhe shpresa,
dy gjëra të vërteta,
të pandashme shoqe janë,
njëra-tjetrën nuk e ndajnë.

Autori:Mimoza Xhebexhiu!13/12/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com