August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË THA…
Kush jamë unë?
Thashë:
Ti je lumturia,
Qëllimi im dhe magjia…
Ti je plagë që më dhembë,
Po unë vallë,
kush mund të jemë?
Tha:
Ti je strehimi im,
Shpresa ime,
Ti je i pari,
Ti je i fundit,
Në jetën time…
Ti je origjina,
E lotëve të mi,
Ti je lidhja,
Midis trupit,
Dhe shpirtit tim,
Ti je i çmendur pas meje,
je shtërngatë e fortë rrufeje,
Ti je brengë përqafim.
Ti je puthje Përgjërim.
Ti je Fruti i pemës,
Ti je dhe hadjuti i zemrës,
Ti je i vetmi në jetë që kam,
Po unë, vallë,
cila jam?
Thashë:
Ti je substanca,
E jetës sime,
Ti je dashuria ime,
Ti je fillimi i fjalës,
Je pulsi i zemrës sime.
Ti je gazë,
Por je dhe dhimbje.
Ti je vjeshta,
je pranvera,
ti je gjumi,
ti je dhe ënderra,
ti je vendi,
ti je koha,
ti je shiu,
ti je bora.
Ti je lule,
Trëndelinë,
ti je gonxhe,
jaseminë,
ti je strofë,
në poezinë time,
e dashur je vetë,
Zemra ime…
afrim@a.h.corbetta Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com