Per qytetin tim – Gresilda Rrugeja
Titulli :Per qytetin tim
Cdo gjurme e vjeter mbeti nje plage
na la dhimbjen e plagosur
perpara kohe me ka rritur
lumturine jemi duke pritur
Reflektoni o qytetare
mendoni pak per veten
kohen ju e keni perpara
jetoni sic duhet jeten
Reflektoni o qytetare
mos u mesoni me ,me dhimbje
se nuk do dilni me prej saj
zemra juaj do vec gezime
O Kavaje e demokracise
ngrihu serisht si ne 90-ten
thuaj botes, qe jam une qyteti i lirise
lokomotiva e Shqiperise.
Gresilda Rrugeja .22 mars 2016.
Titulli:25 mars 1990-te
Pershendetje shqiponja anembane
lirise kurore mbi krye
dhe kryengritesve qe diktaturen cane
mbi barrikada,shkrepa dhe pyje
Ju qe rruget i late me gjak te valet
dhe me heroizem qe nuk vdes
deshmoret e lirise ngjallet
flaken e diktatures cate mes per mes
Sot flamujve te demokracise
ne qiell ngritur tufe
te gjithe ne u perulemi
si dikur ne lufte
Diktature ne s’duam
as duam te renkojme
ne diktaturen ne Shqiperi
ne cdo kohe do ta shkallmojme
Liri ,per ty ne do te luftojme gjithmone
Per ne mos derdh lot,mos u pikello fare
njezete e pese marsi i 90-tes,do jete gjithmone
kushtrim hareje e jo kenge varrimtare.
A.Rrugeja.Viti 2013.
Titulli:O e bukura Kavaje
Lirine kerkonin ta perqafonin
dhimbje ne shpirte kishin kaluar
lirine shume ata e cmonin
por ne shpirte sishin cliruar
Por nje dite ne ate qytet
u shkruajten trakte anembane
liria popullin e therret
besen te gjithe ate dite e dhane
Ate dite ne stadiumin Besa
erdhi me ne fund per shqiptaret shpresa
Liri -Demokraci, u degjua per here te pare
nga dy vellezerit Rrugeja, dhe nga shume qytetare
Diktaturen e beri te qaje
nje ylle ne toke qe ndodhej te ne
ky ylle emrin e ka Kavaje
ndere i Shqiperise per mua je
Vitet ikin nje nga nje
e jeta po kthehet si me pare
cdo dite plage ajo na le
se diktatura nuk eshte vrare
Pse pikellohesh o e e bukura Kavaje ?
Mos valle djemte e tu jane gjunjezuar?!
Pse rri e heshtur edhe ne vaj?
Mos valle diktatura serisht te ka rrenuar?!
O Kavaje e bekuar
Dy fjale zemre kam per ti thene
politika te ka percmuar
plage ne zemer te ka dhene
O ju njerez te Perendise
Nese e doni te shtrenjten liri
Demonstroni si ne nentedhjeten
Te bashkuar e pa parti.
Gresilda Rrugeja 10 djetore 2019.
Titulli:Kavajesit enderrimtare
Kavajesit enderrimtare
u gezuan qe erdh ajo dite
prisnin nje demokraci te mbare
qe sjell lumturi dhe drite
Sapo nisi nje tjeter jete
plot genjeshtra te papara
i solli popullit per shume vjete
lot pa fund e zemra te vrara
Koha e shkuar ka kaluar
ka dalur ne shesh sot e verteta
ashtu si uji i bekuar
per te verteten flet vet jeta
Politike!C’turp ke marre!
Nga diktatura perse nuk hek dore?
Zemrat popullit ia ke vrare
e ke lene fare te gjore
O Kavaje e demokracise
O dete i madh i gjithesise
Mos rri me ,me shpresa
Ketu duhet besa
O Kavaje qytet i bekuar
mos loto ,mos rri e trishtuar
qe te kesh Liri -Demokraci
Demonstro si ne 90-ten ,
i bashkuar e pa parti.
A .Rrugeja .Viti 2008.