Eja buzëqesh midis nesh – Seit Paci
EJA BUZËQESHJE MIDIS NESH
O njerëz që jetoni në këtë botë
Si na e morën kështu buzëqeshjen
E në vend të sajë dhuruan lotë
Të maskuar lanë dhe ngërdheshjen
Epo njeriu nuk është hekur
E as një mjet që me të të luash
Ai sot struket e është krejt i mekur
Ndonëse dëshiron të dojë, e ta duash
Është thënë se buzëqeshja jetën ta shton
E pikërisht kjo na është ndaluar
Atë njeriu tashmë po e harron
Se çdo buzë me maskë është mbuluar
Buzëqeshja dallohej në sy e buzë
Njësi për ta matur ajo nuk kishte
Por dhe kurë trupi digjej shpuzë
Një diell shprese për njerëzit ishte
Ecim dhe flasim si të ngrirë
Shaka nuk bëjmë dot si përherë
Kjo qenka megjithmend e vështirë
Kur buzëqeshja mungon në çdo derë
Askush se di ndikimin në jetën e tijë
S,’ka formulë për ta llogaritur
Por një gjë gjithë bota e di
Që jeta shkurtohet kur rri i mërzitur
Ndaj lutemi të largohet korona
E buzët të na Ç’vishen nga maska
Se vlerë në të gjithë jetët tona
Jep dashuria, buzëqeshja e jo distanca
,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,10 DHJETOR 2020