August 4, 2024

Përsëri aty, do të na gjeni! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përsëri aty, do të na gjeni!

Sa me mllëf e mërzitje, shkruajti Migjeni!?
Me shekuj në mjerim, aty do të na gjeni,
Sa Migjena do të lindin e do të vdesin!?,
Sa breza kaluan, jemi, e do të mbesin!?.

Dhe Migjeni hallet me vete nuk i mori!
Poezit e tij, varfërin e skamjen, sikur e mbolli!
Me dhimbje në shpirt, shkroj për lisë e gurë.
Deri sa vdiq pena nuk i shteroj kur!

Mjerimin se kapërdiu, vuajtjen e durimin,
Malit që z’ban za, në kulm të trishtimit,
Për Lulin e vockël, për zhele reckosur,
Për shpirt përvëluar, e për zemra plagosur,

Dhe ti poet! Shkruaj mos hesht!
“Me grushtë mu zemër malit me ja ngjesh”!
Migjeni ndër breza do të përsëritet,
Sa poet, e poete, me emrin tënd do rriten,

Vuajtje shkruaj në shekullin e njëzet e nji,
Linda, u rrita, e po m’plakem, me poezit e tij
“Kafshat që s’kapërdihet” shkruajti Migjeni
Që në vitet tridhjetë, aty, me ty do të na gjeni.

Moza Reçi Shehi
Datë/ 15/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com