August 13, 2024

Ndjenjë universale – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndjenjë universale

Ndjenjë e veçantë je dashuri
Nuk ke moshë, kohë…. ke përjetësi
Ledhaton tokë, oqeane, diell, qiell
Më madhështinë tënde gjithësinë mbulon

Burim jete që kurrë s’ shteron
Vazhdimisht lëviz nëpër vena, kapilarë
Ujëvarë rrëmbyeshëm prej malit zbret
Tokës i jep jetë e mban gjallë..

Dashuri që vjen prej diellit
Më pafundësi rrezesh hapësirën ndriçon
Rilind jeta…çdo shpirt gëzon
Vesa e mëngjesit zemrës zë pikon

Je magjike kur vjen prej qiellit
Hëna midis yjeve flakë zë lëshon
Shkëlqimi i dashurisë botën të mbulojë
Dhuratë prej Zoti përjetë të rrojë

Dashuri që lind prej shpirti
Ndjenjë njerëzore fuqishëm mbretëron
Sa trokasin zemrat ajo do të rrojë
Deri sa universit fryma ti mbarojë

S.R.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com