August 7, 2024

Në prehërin tënd – Dafina Carkanji

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË PREHËRIN TËND

Në prehërin tënd u rrita
Me duart e tua më joshe
Nga ninullat pafund
Që veç ti dije ti thoshe

Nga shpirti yt i bukur
Nga fjala jote e ëmbël
Unë mora gjithshka
I ruaj fortë në zemër.

Si harroj kurrë nënë
Sakrificat e tua
Të kam gjithmonë pranë
Në vargje je me mua.

Për ty moj nënë
Vargjet janë pafund
Mundohem të mos i lag
Poor…nuk mund.

Ndaj më fal o nënë
Se ndoshta bëj gabim
Se ti nuk e do lotin
Ndaj e fshij me nxitim.

Por tek ky lot o nënë
Unë nxjerr mallin tënd
Më kujtohet kur thoshe
Ah,moj bijë sa dhëmb.

Unë atherë të kisha nënë
Dhe nuk e kuptoja
Tash’ që stë kam pranë
Lag sytë se m’u tha goja.

Dafina 15.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com