E keqja e kësaj bote! – Mimoza Xhebexhiu
E KEQJA E KËSAJ BOTE!
Për të parën herë u shfaq në whan,
por shum shpejt sundoi,tër botën anembanë!
Esht i egër me të vërtetë ,
ësht hedhur vetëm për t’marrë jetë.
Ku fillesat i kish në Kinë,
e pasoi me italinë,
pastaj botën anembanë,
për shkak të saj të gjithë u ndamë!
Nuk e dimë se ësht nga zoti,
apo shkaktarë ësht vetë robi,
por këto kufij që u vunë,
me t’vërtetë botës po i japin fund!
Mos o zot ,ndryshoje këtë botë,
ktheje nga e mbara atë sot,
se vetëm ndarje s’pranon kjo tokë,
jemi të njëjtë ,duhet të shkojmë si shokë!
Po ndodh siç ësht parashikuar,
kjo rrugë botën ka për ta shkatërruar,
janë ato njerëz të pafytyrë,
me shpirt dhe zemër plot zgjyrë!
Në të vërtetë ky virus egziston,
dhe shum i rrezikshëm për jetën tonë,
por o njeri këtë e shkaktove vetëm ti,
se në të vërtetë ti nuk ke njerëzi !
Po pse o i uruar e shkatërron këtë botë,
lëre të lire siç e ka bërë i madhi zot,
mbase ti nga kjo mund të pasurohesh,
por dije mirë se së shpejti do dënohesh!
Se ti diçka në dorë ke sot,
por shum shpejt do të ikësh nga kjo botë,
se thjesht ke ardhur për të jetuar,
nuk je këtu për të sunduar!
Se këtë të flamosur ti e hodhe,
të gjithë njerëzit i dënove,
por nuk ja vlen ajo që po bën,
të trazosh gjith botèn anekënd!
Autor:Mimoza Xhebexhiu!18/12/2020.