Kambanat po biejn! – Moza Reçi Shehi
Kambanat po biejn!
Përse po biejn këto kambana vallë?
Kërkojnë kurban? Apo një mesh kanë?!
Nuk dim cilën kokë duan që të hanë!?
Kokë kau apo derri, këtë se di!?
Oh, i shkreti njeri!?
Kujtove se rradhën e ke ti?
Mos u mundo, ti ngresh vlerën qënjes njeri!?
Jo jo!, Edhe ti, si delja, je pjesë e kësaj bote.
Nuk i dhimset askujt në këtë kohë, koka jote!
Zoti i kërkoi kurban njeriut të vetë.
Ai u gjunjëzua ia solli djalin e tij, vërtetë
Zotit për robin i erdhi keq e u zmbraps,
Zëvendësoj djalin menjëherë me një dash.
Po ku je o Zot, në këto kohë trishtimi!?
Nga kush të presim të na vijë shpëtimi!?
Dhe poeti shkruan, shanë e mallkon.
Asgjë këtë gjëmë në këtë tokë se ndalon,
Ngrije dorën Zot, ktheje prap mirësinë!!!
Jemi bijtë e tu, lutemi për shpëtim!
Po ikin miq e shokë, shpirti po na dhemb,
Kur biejn kambanat, toka nën këmbë u shëmb!
Moza Reçi Shehi
Datë, 17/12/2020