Studiot & “Profesoret” – Aferdita Satka
Studiot & “Profesoret”
Janë bërë, të gjithë Profesor
Me PHD, doktoraturë,
Flasin,thërrasin nëpër studio,
Fyejnë njeri-tjetrin
E, sa s’gjuajnë me gurë.
Keta narciste , me vehten
dashuruar
Qe udhë e pé, pêr askend s’leshojnê,
Kanë mbushur raftet me broçkulla shkruar
Dhe veç vehtveten , ata lëvdojnë.
Sa tê pashkollë e të pamend,
Mendime japin , kot më kot,
Ku avokati a inxhinieri,
Flet per mjekësinë,
Si një mjek i “Zot”
Se lenë të shprehet mjekun modest
Qe ” kokën”, plotë të mbushur ka,
Ne mes atij,fjalën ja presin ,
Kjo ështē vërtet, nje hatà.
Ndiej neveri për kētà lloj,
Që aq shumë numrin po shtojnë ,
Por më të pështirë , se vetë këta,
Janë dhe ata, që për pak më tepër audiencë
Nëpër studio i promovojnē
Aferdita.S.Satka
Dhjetor’20