August 11, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI PER VIRUSIN NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA

TITULLI : VIRUSI

Dhe ky vit nisi me lot
Zemra ime rrin e vrare
Sa shume dhimbje ndjen sot
anembane bota mbare

Ne shpirte sot kam vec trishtim
Nga syte me rrjellin te shkretat lot
Rrjellin,rrjellin,pa pushim
Kete virus se pershkruaj dot

Ah sa dhimbje kemi kaluar
Vuajtje,vuajtje,qe s’paskan mbarim
Shume zemra jane lenduar
Jeta jone spo ka kuptim

Ky virusi si i marre
As nene e babe ste le te shohesh
Eshte i padukshem dhe i pa pare
Prej tij vec lendohesh

Virusi te gjitheve na ka tronditur
Si termeti pa u ndjere
Na erdhi shpejt krejt pa pritur
Dhe na la si te mjere

O ju njerez te Perendise
Kthehuni ne rruge te mbare
Te zbatojme rregullat e shendetsise
Qe virusit ti bejme balle

O ju njerez te Perendise
Duajeni njeri tjetrin sa jeni gjalle
Jetoni jeten mes lumturise
Mos u boni si te marre

Sot te gjithe jemi deshmitare
Cfar ka ndodhur na kujtohet
Duajeni Zotin o njerez te gjalle
Vepra e mire sot vlersohet.

Gresilda Rrugeja 28 mars 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com