August 3, 2024

Zemren fali… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miremengjesi miqesia ime!
Uroj per te gjithe nje fundjave te bukur!

ZEMREN FALI ….

Mos e duaj kurre nje poete
Kur syte i leshojne xixa,
Fali shpirtin beje per vete
Kur trupi te mbushet puckurriza …..

Mos e duaj as kur ne qiell
Shikon henen qe ndricon,
Por duaje dhe kur shi bie
Atehere kur gjaku te gulon….

Mos e shih ne sy ate
As kur dielli te rrezatoje ,
Duaje kur ka furtuna
Kur zemra e shpirti te te leshoje….

Mos e duaj kurre ate femer
Per vargun qe ka shkruar,
Duaje me lug’th te zemres
Puthjet pa ja numeruar ….

As mos e duaj kurre jo
Dhe pse vargu i ka rrime,
Me shume duaje kur thote shko
Te gjithe edhe sikur ta dine …..

Mos e duaj kur lajkoset
Si drenushe ne kodrije,
Duaje kur te leshohet
Krahut tend e nene ije…..

Ajer quaje, ZEMREN FALI
eshte fushe,mal,det , cdo vend,
Ne cdo germe zemra i ndali
Qiellit emrin tend e gdhend ….

Anila Kodra Kotroci
Anco io 19/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com