Atheut tim – Kujtim Oshafi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Atheut tim
U rrit një pemë lëshoj lastarë
Lastarë të gjatë filiza plot
Erdhi një furtunë ia ka shpërndarë
E shkretoi vëndin e la trokë !
Filizat ikën u shpërndanë
Cep më cep nëpër botë
Nga më i nxehti e më i largë
Deri tek ata me akull e dëborë !
Sa herë në tokë u përpëlitëm
Të na ikte pakëz malli
Përherë agimin tjetër pritëm
Më shumë na u shtua malli -halli !
Ëndërrat e këthimit nuk janë shuar
Sa do që vite kanë kaluar !
Kujtim Oshafi-Edinburgh-Skoci
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com