Gëzuar Krishtëlindjet! – Tomor Buzi

GËZUAR KRISHTËLINDJET !
Le të rendim këto ditë, nëpër monopatin tonë
Nëpër udhën ku gjurmët kemi lënë si suvenir,
Të qeshim pak më shum, e më shumë të këndojmë
Të falim buzëqeshje, dhe më shum
Dashuri.
Të urojmë njëritjetrin, të krishter dhe myslimanë,
Të mos shajmë, të mos bëhemi prehë e ligësisë,
Të ulemi, e një gotë verë sëbashku ta ndajmë,
Si dikur të parët, simbol i besës dhe miqësisë.
Ne jemi si yjet shpërndar në gjithësi
Gjith jetën përçapur në luftra dhe halle,
Në festa gjithmon jemi mbledhur përsëri
Bashkë kemi kënduar, e kemi hedhur valle !
Gjithmonë do të hedhim, valle miqësie
Hije lukunish s’do të na përçajnë dotë ,
Bashkë me urimin, shtrijmë duar vllazërie
Gëzofshim të gjithë bashkë,sot, dhe nga mot !
GËZUAR !
Tomi Buzi.