Qyteti im – Silvana Cekici Rodi
Qyteti im
Malit të Thatë dielli syrin nxjerr
Me rrezet e tij ndriçon mbi liqen
I qetë është sot , si pasqyrë ngjan
Shkëlqimi i saj sytë të verbon
Agimi i mëngjesit është një magji
Ajri i freskët të mbush me frymë ,të ledhaton
Pulëbardhat ,zgalemët qiellit fluturojnë
Varkat e peshkimit kthehen mbushur plot
Liqenit të argjendtë mjelma nusëron
Bukurinë e saj të gjithë e shijojnë
Aroma e blirit të ndjek kudo shkon
Qyteti plot lule, dashurinë të shton
Buzë liqenit kujtoj fëmijërinë
Me valët dhe rërën luaja papushim
Shelgu aty pranë hije zë lëshon
Zogjtë përmbi të, këngës ja fillojnë
Qytet liqenor…pikturë e gjallë je
Nuk di ç’farë të shkruash më parë
Për malin, liqenin , njeriun bujar
Për parqet më lule, që jetën të zgjat
Më magjeps bukuria e qytetit tim
Natyra përrallore nga Lini në Tushemisht
Vargjet për të burojnë si lumë
Qytet të tillë,rrallë të shohin sytë
S.R.