August 6, 2024

Si turma tē ferrume – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si turma tē ferrume.

Si me ferra mbulu, larg njani tjetrit, qendru. Si turma tē ferrume, radhë kemi kriju. Dhimbje pafund rrezikojmē ma mos me duru.

Si turma tē ferrume qarkullojmē. Kemi marrē rrugēn, zdimē ma ku shkojmē. Zdimē,ma mirē vdekja o tē jetojmē?

Kjo botē e vajtume
me shpirtra trazumē.
Kjo botē e helmume, nga shpirtat e djallēzum. Kjo botē e ferrume ,me njerēzit si turmē.

Si turma tē ferruara, rrim nē rradhē. Nē korridore tē gjata e nē trotuarē.
Me ble ushqimi gjarpnon kjo rradhē.

Na asht ba jeta maskē e rradhē, virusin , spo dim ku jem tu e marrē. Si te ferrum, jemi ndarē.
Ka nje vit gati,perqafim pa marrē.

Nganjēherē shtegtojmē nē male.
Shyqyr qē egziston borē e bardhē. Ka njē vit gati, perqafim pa dhēnē.

Kjo tokē gjithmonē keq asht trajtu. Luftē e virusi nga njeriu kriju. E shajmē ketē botē, nga ne “turmē”kriju. Veç nē pasuri,truni pērqēndru.

Me armē e drogē e mbush kjo tokē. Edhe liria,paska kenē piramidē, nē rrenē paskemi kenē rritē.

Turma te ferrume, me vena te shpume
me hundet djegur ashkēl , trunin modifikuar.
Turma gjarpēnuar,njerēz perdhunuar.

Turma te ferrume ne karitas, pa punē,pa ndihma shpirti ju plas. Ka njerēz qē dimrin e kalojnē jashtē.

Turma tē ferrume, nē dhunē pērqendru. Jetēn e tjetrit tu e shkurtu, Nē qefe të kota, dēfrim i teprum .
Festa tē kota, njerēz pērdhunu.

Nuk po dimē ma ça me kērku, se dhe me kētë “liri”jemi shkatērru. Kem njē jetë qē jem dēnu. Veten po rrejmē me gēzim kuturu.

Çdo e keqe ,sjell dhe ndryshim, me sinçeritet ta marrim kētē “çlirim”
Të shpresojmē e mira të mbijë, nē tē vërtetën liri,të ndrijē.

Ti qeshim jetēs sinçerisht, të zgërdhimet, ti zhveshim lakuriq. Me paqē e liri të bēhemi miq. “Se njeriu bahet,slind i keq”.

Albina Ceka.
16/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com