Dhjetor – Alma Mehmeti
Dhjetor
Rrugët e qytetit në Dhjetor,
Mbuluar me një jorgan bore,
Yjet duken, sikur i zë me dorë,
Hëna provokon me lëvizje femërore,
Del e fshihet shpesh pas reve,
Borën rrezaton rrugëve në qytet,
Dashurinë rinore
falas bleve,
Zhyten borës sikur të jetë det,
Festat këtë muaj nuk mungojnë,
Unë një festë më shumë kam,
Linda në 31 Dhjetor,
Ndaj më e lumtur nga të gjithë jam,
Drita plot qyteti këtë muaj,
Eci rrugëve në mbrëmje mahnitshëm,
Në mëndjen time poezitë shkruaj,
Herë hedh mendimet mbi qiellin e shndërritshëm,
Dhjetori im, dashuruar me ty,
S’të ndërroj me detin në gushtin e nxehtë,
Shumë vite që njihemi të dy,
Ndaj ti kaq ëmbël në shpirtin tim troket.