Kryqi i Jugut – Ermentila Guci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kryqi i Jugut
Nata ka shtrirë këmbët
errësira ka zgjatur qerpikët e saj,
Ti ndodhesh në qiell
kohë pa u parë,
aty gjendet
Kryqi i Jugut,
hidhi hapat për në shtëpi
sipas tij…
Eja na mashtro
si një ëndërr
në errësirë.
e.guci
2015
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com