August 12, 2024

Mankth 2020-të! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MANKTH 2020-të!

Na erdhe tamam si një erë,
ashtu lehtë pa trokitur në derë,
dhe ne shum prej teje u mashtruam,
për faktin se nuk të kuptuam!

Mankth o ti ogurzi,
me mantelin tënd , terr të zi,
na u fute si gjarpër nën këmbë,
ku si kulaç u mblodhe dhe zure vënd!

Ku nga hera ti kokën e nxjerr,
dhe hedh helmin tënd, plot vrerë,
por ai të del nga shpirti yt i zi,
dhe po lëndon tërë këtë njerëzi!

Ndave nënën nga fëmija,
largove babain nga shtëpia,
sa i pamëshirshëm paske qenë,
një si ty në botë se gjen!

Mankth o 2020-të,
ç’po na bën ti në këtë jetë,
por s’mund të jetojmë dot kështu,
të burgosur dhe të vetmur!

Se ti me atë hijen tënde të zezë,
çfarë merr përpara i çon në varrezë,
sa shum tinëzare na paske qenë,
për faktin se ti në lojë na ke vënë!

Ti e lëndove shum këtë njeri,
prandaj të quajti pandemi,
por ti për të ishe një aksident,
gjithsesi do ta gjejmë edhe ty një vend!

Mos kujto se do të shpëtosh,
nga një dorë e hekurt ti do ta pësosh,
dhe ky esht vete imuniteti,
ku shum shpejt do të jetë stabiliteti!

Njeriu këtë aftësi do ta tregojë,
se vetëm ai di të sundojë,
se e ka krijuar vetë i madhi zot,
dhe ësht projektuar tamam për këtë botë!

Autore:Mimoza Xhebexhiu!20/12/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com