August 13, 2024

Mërgimtari ! – Kujtim Oshafi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mërgimtari !

I etur , uritur , përzhitur nga dielli
Ec në rrugët pa krye që as vetë nuk di se ku shkojnë
Për vuajtjet e tua ndihmë kërkon e sytë ngreh nga qielli
Me mëndje e trup në rrugët e botës mërgon !

Dhe trupi i brishtë bën punët e rënda
Nuk gjunjëzohesh si moshë as si moral
S’përkulesh por ngrihesh gjen forcën nga brënda
Kurajo i jep trupit të brishtë e ngrihet ai si një mal !

Koha kalon e bëhen vite të dhimbëshme
Akoma s’beson që ia dole i vetëm pa ndihmë
Nga malli i zhytesh mendimit për ditën e nesërshme
Këthimin mendon që jetën mos shkosh në mërgim !

Kur ne mërgimin e çamë me supe nga hallet, e puna jonë pati vlerë
Bota na zgjaste duart për ndihmë, nuk kishte parë punëtorë si ne ndonjëherë!

Kujtim Oshafi Edinburgh-Skoci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com