August 3, 2024

Zeri tij, ne t’sajin shpirt…! – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pershendetje miqesia ime !!
Uroj mbremje te bukur per te gjithe ju !!

ZERI TIJ , NE T’SAJIN SHPIRT…

Ti ja mbyt detin e fjaleve
Ne oqeanin tend Paqesor ,
Ja tundon me feshferime te valeve ,
Godet me force si meteor….

Ja ndez si zjarr , ja prushezon ,
Dhe ne akull te jete e saja fjale ,
Nje karthje do e gjesh gjithmone ,
Nuk fiket ,dhe sikur ta lagi vala …

Ti , ja perkund fjalen si bari
Kur flladi lehte e perkedhel,
Gezon fshehur ai shpirt i vrari ,
Parajse i duket , si ne zabel….

Ja ledhaton ti edhe mendimin ,
Dhe kur gabon s’merzitesh kurre,
Ja dergon embel cdo here urimin
Ne cdo moment xhentil e burre….

Tani thuaja ti qe ja mbyte,
Prushezove fjalen , ja ledhatove,
Ti qe si bari dhe ja perkunde ,
Ja vlejti qe gjate larg qendrove ??

Ajo tani s’flet si cdo dite ,
Ne vesh ka timbrin e zerit tend,
Ka zene nje dhome ne t’sajin shpirt ,
Ne mes te dhomes ,ka bere nje vend…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 20/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com