August 9, 2024

Lotë kurbeti – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GËZUAR FESTAT
Përshendetja ime shkon në veçanti nënave që ju mungojnë fëmijët ,të sëmurëve dhe te pastrehëve
@
LOTË KURBETI
E shifja si rrinte e strukur mbas xhamit
Të dritares …ku ndiqte si ndërronte çdo stinë
Si shpërthenin sythat e çelnin lulet e majit
Gjersa ngricë e dimrit gjethet i përpinë

Me duar mbi gjoks si ti thoshte mallit
Po të mbaj shtërnguar në ditët që vijnë
Nënë e mjerë një lajm e priste prej djalit
Ndoshta e merr malli e kujton shtëpinë

Mbi brazdat e pritjes e borën e malit
Me notat e dhimbjes vajton largësinë
Në dorë merr një foto….është mjalt i mjaltit
Tkurr prej mallit zemra…..e mbetur një grimë

Sheh nga rruga jashtë që e zbrazët mbeti
U mbush veç me Mall e me lot kurbeti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com