Sytë ti dua… – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sytë ti dua….
Mos i fshih sytë e trembur
leri të lirë botën të shijojnë
vështrimi i përhumbur i syve të tu
oqean i thellë …botën trazon
Ujëvarë e syve si kristal
fillon të njomë shpirtin e tharë
një fushë djerrë lulëzon
zemër e lënduar fillon jeton
Sytë që dashuroj gojë s’kanë
vështrimi i tyre ka shumë fjalë
i dua pranë ti shoh çdo mëngjes
të humbas në to …mallin të tres
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com