I huaj kudo – Albina Ceka
I huaj kudo.
Sa u lodhëm nëpër botë, gati mundim i kotë. Rreth e rrotull po i bijmë . Punë, punë tjetēr zdimē.
Humbje pa shumë fitim, fëmijët rrit larg gjakut tvet. Larg të tretur në kurbet. Dashni e hedhun ndetë.
Bota si punëtorë të pret, integrimi sashtë i lehtë. Rrim tanë ditên tu punu, me racizëm të pagujn.
Duket sikur je vu ngarë, me t’huj tjerë e me Shqiptar. Duhet t’thush veç po,po,po, injorantin e respekto.
Çuditemi si u bamë, pëshpërisim nëpër dhamë. Shumë sa shumē kem për të thanē.
Vitet kalojnë shpejt, tu ba shtat ky kurbet. Fëmijët rriten fluturojnē strehën e ambël vetë kerkojnë.
Kalojnë vitet bahesh shpi, nënshtetas nvend ku rri. Sdinë ma ,ku me u kthy, me gjithë mallin, që kem ngji.
Bota ligje nxjerr çdo vit, emigranti gjithmonë mik. Qysh kur ne botë u lind.
Me valixhe nqarkullim.
Je i hujë nëpër botë, i huj bahesh, te vendi jotë. Rri ku ke zemrën plotë. Toka asht e tmadhit Zot.
Albina Ceka.
18/12/2020