August 12, 2024

Kartolina e vitit ri – Liliana Gega

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kartolina e vitit ri


NJERÏU PREJ BORE NË VÏTÏN E RÏ


Mes borës së ftohtë qesh fytyra
Si pranverë ngjyrash shkelqen si rezja
Dhe kembët humbisnin thellë në bardhësi
Njeriun prej dëbore e ngritëm përsëri


Vrapojnë drenushat brirët degëzuar
Mes slitash e dritash xhingëllojne
Nëpër male e qytete vogëlushi shëtit
Të mbushë dëshirat njerëzve edhe këtë vitë


Plaku i vjetër vitin se mbaroj
Iku shumë shpejtë corona se mbroj
Viti i ri po vjen,troket në cdo derë
Cdo fund i vjeter, fillon nje të re tjetër


Shpresën nuk e humbim asnjëherë
E dielli do të sjellë reze të tjerë
Trumcakët zemër mirë do zgjohen mëngjeseve
Një vite tjetër,sivjet për ne do të vijë


Të qeshur fytyrat në mes bardhësis
Dhe zogjtë me shpresë do te vijnë
E malet bora i mbushi dhe ketë stinë
Lumejte e shpirtit do nisin shkrijnë


-Dhjetor-2020
Copyright @Liljana Gega

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com