August 3, 2024

Ti vajza ledhatare – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti vajza ledhatare

Nëse jeta të përplasi në shkëmbinj e gur,
Ti të tatëpjes ngjiteshe në rini,
Kur në këmbë u ngrite, gjete mur,
Që nuk kapërcehet as nga djalëri,

Ti vajza ledhatare, me flokë të gjata,
Me sytë që shkëlqejnë si ylli në qiell,
Hovin në dysh ta preu shpata,
Për ty u shua Hënë edhe Diell,

Pas çdo rrëzimi, u bëre më e fortë,
Në çdo ngritje vrapin e nise,
Zemra jote si akull i ftohtë,
Mes dhimbjesh zhgënjimi jetën qëndise,

Por shkëlqimi i syrit, nuk tu shua,
Forca e jetës të ngjiti në majë,
Tokës, qiellit forcë i more hua,
Dhe Zoti për lotin tënd u ndje në faj.
Alma Mehmeti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com