Njeriu Krisht ! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
N J E R I U K R I S H T !
Hapi të dy krahët, O NJERI!
Një kryq i gjallë bëhesh ti.
Një kryq i gjallë që merrë frymë,
Që gëzon, vuan apo psherëtin.
Nga një dertë, a nga një hallë,
Nga çdo e keqe që i del përballë.
Kur për çdo vështirësi, duhet një zgjidhje,
Do shumë mund e ndoshta edhe dhimbje.
Shumë djersë e ndoshta edhe gjak,
Tërë ditën në punë e deri në darkë.
Një jetë të tërë i stërmunduar,
Nga hallet e dertet i kryqëzuar.
E kur të vjenë një ditë e bardhë,
Nga gëzimi, ndoshta edhe qanë.
Qanë me lotë e qeshe me shpirt,
Njeriu i sotëm, njeriu KRISHT!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com