August 10, 2024

Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SI GJUHA E SHPIRTIT, AT’DHE…

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Gjaku, kur të ngrinë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, të pagëzuar, shqiptar’

Pjellë e bekuar nga Thoti, me dije e urtësi, praruar
Fillesë e jetës, hiçit, për t’i i dhënë, dashuri e lumturi
I pari za i dëgjuar e para histori, mbi dhe e shkruar
Me germa të Thotit, n’librin e mileniumit të parë, Iliri

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Për besë e plis, si lumi jetë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, lindemi e mbetemi shqiptar’

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com