August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dikur

Në bulevardin e madh, shëtis si dikur,
Atëherë të kapur për dore të dy,
Kam kohë që jam me zemër të sëmur,
Përse i humba për jetë ata sy,

Eci, qetësia rrugët ka pushtuar,
Tik-taku i zemrës nuk dëgjohet, veç aroma e pishës,
Atëherë zemra ime e marruar,
Trokiste fort si këmbanë e kishës,

Rininë, dashurija e hip mbi re,
Fluturojnë me zemër gjithkund,
Kur mbaron dhe zemra nis e fle,
Djepi i dhimbjes që shpirtin përkund,

Dashurija, si droga momentale,
Të hip, të zbret, të tund, të shkund,
Pastaj qetësi paradoksale,
Me kujtimet jeton deri në fund.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com