August 4, 2024

Besa jone e tradites – Gresilda Rrugeja

gresilda
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI KUSHTUAR EKIPIT TONE TE ZEMRES BESES SE KAVAJES.SHKRUAJTUR NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA

TITULLI : BESA JONE E TRADITES

Rrodhi si uji i argjent
Ne te gjitha anet leshoi drite
Ne Kavaje ne te bukurin vend
U formua klubi Adriatik

Ta bekojme kete dite te pare
Dhe ekipin tone simpatik
Zoti udhen ia pruri mbare
Klubit tone Adriatik

Fjale e bukur Adriatik
Thelle ne zemer me tingellon
Me ato djem te rinj fisnik
Populli cdo here i kujton

Kush s’di vleren e te pareve
Eshte pa ndjenje e shpirt mizor
Eshte si puna e tradhetareve
Eshte i lig e tradhetor

Vitet nje nga nje u larguan
Besa , Besa , te gjithe uruan
Thelle ne zemer ky emer tingellon
Emrin Adriatik populli shume e cmon

Ne ato kohe te shkuar
Besa jone na ka nderuar
Lojra te bukura na ka dhuruar
Mes ekipeve me te mire ka qendruar

Besa jone ku je sot ?
Valle me heshtjen c’te ka gjetur?
Syte e tu pse rrjedhin lot ?
Tifozat ne zemer pse jane prekur?

Besa jone e tradites
Spektatori ty te therret
Ne superjore te pret dita, dites
Krahehapur me shpirte te pret.

Gresilda Rrugeja 25 .10 . 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com