August 10, 2024

Depërtoi si rrezja e diellit – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Depërtoi si rrezja e diellit.

Në shpirt na hyri dashuri.
Depërtoi si rrezja e diellit
i dhamë fund trishtimit.
Na u shtu n’sy shkëlqimi .

Më deshe pa gjykim,
për ty isha diell n’agim.
Më deshe pa cak,
per ty isha hana n’dark.

Të desha pa frikë,
nuk u shtanga nga dredhitë.
Të njoha kur isha,gati fëmij.
Askush tjetër sish.. si ti.

Më shprehe xhelozi,
më mbulove me dashni.
Aromë lulesh e freski,
më dhe të madhen siguri.

Të dhurova rininë,
sytë e shkrum,bukurinē.
Talentin e trupi tim ,
mbi të gjitha zgjuarsinë.

Më trajtove si princeshë,
bëre, që pas teje të vdes.
Veten e bëre dhurat,
qiellin më sërvire n’pjatë.

Të thirra princi im,
me ty ngrita shtëpinë.
Të quajta shpirti im,
me ty gjeta lumturinë.

Me ty ndjeva siguri,
gjeta shkelqimin në sy.
Me ty qesha natë e ditë,
me ty njoha gjithë dashnitë.

Nē shpirt u rrit dashnia.
Kapërcyem vështirësi.
Si për mu,ashtu per ty ,
e këndojmē simfoni .

Albina Ceka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com