E bukura është e mbrëndshmja jonë! – Mimoza Xhebexhiu
E BUKURA ËSHT E MBRËNDSHMJA JONË!
JA DEDIKOJ BUKURISË SË VËRTETË!
Atje tej po shoh një nuse,
e njoha nga buzët e kuqe,
po më duket si hyjnia,
se di në e ka nga stolia!
Na qenka veshur me të bardha,
po më duket si në përralla,
por nëse ësht bukuria,
duhet ta njoh nga thellësia.
Ne kudo atë e shohim,
dhe shum mirë dimë ta njohim,
se anekënd ajo rrezaton,
sigurisht se kjo ësht e mbrëndshmja jon!
Por seç ka një tingull,
që të ngulet pingul,
dhe çdo gjë pasqyron,
me hijen e saj ngado shkon!
Ajo ësht tek fëmija,
pleqëria dhe rinia,
është shum e preferuar,
por dhe shumë e kushtuar!
Të bukurën të gjithë e duam,
nuk lëmë qoshe pa e kërkuar,
ne aq shume tentojmë,
sa harrojmë ta respektojmë!
Se ne nuk dimë ta vlerësojmë,
shumë gjëra ja diformojmë,
nuk shikojmë në thellësi,
se veç aty gjen mirësi!
Ne të bukurën e kemi në shpirt,
duke u bërë sa më të dlirtë,
s’ësht ajo në sipërfape,
se ajo ësht si helaqe!
Bukuria ësht thellèsia,
këtë ta dijë e tërë njerëzia,
se e cekëta shkon e vjen,
por e thella lëshon rrënjë!
Autore:Mimoza Xhebexhiu!28/12/2020.