Moj thëllënzë – Dafina Carkanji

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOJ THËLLËNZË
Ç’më ke dalë më rri në brinjë
Moj thëllënzë e bukur-o
Ç’më plase mua të zinë
Kam ditë,që t’vij rrotull-o
Zbrit aty poshtë te çahiri
Moj thëllënzë e zemrës-o
Se jam unë , ai bandilli
Hidhi sytë dhe më shiko.
Hidhi moj hidhi ato hapa
Moj thëllënzë e shpirtit-o
Mos ki frikë,s’të vij nga mbrapa
Veç më thuaj, se më do.
Thuaja këngës të mbaj iso
Me at’ zënë e ëmbël -o
Dashurinë tek ty e ngjiza
Ec,moj ec, mos më mundo.
Dafina Molla(Carkanji)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com