Cdo ditë e më tepër bëhemi përtacë… – Behare Daja Kasa
çdo ditë e më tepër bëhemi përtacë…
… përtacë në të folur,
në të ecur përtacë.
përtacë në buzëqeshje,
në dashuri përtacë.
përtacë në përshëndetje,
në mikpritje përtacë.
…përtacë dhe në punët e shtëpisë.
i shohim gjërat që nuk shkojnë si duhet,
e prapë përtojmë t’i vëmë në vijë.
ndoshta dhe shekulli na vuri në provë,
që ta kuptojmë shtirjen që kemi në shpirt,
e që gjithçka e bëjmë thjesht me pahir,
na vuri maskë mbi fytyrë,
na izoloi, na vuri kufi në të fundit kufij.
përtojmë dhe të dashurojmë me shpirt,
veç të shkruajmë nuk përtojmë.
është koha e bëmave si lojë,
është koha e stinëve me maskë,
është koha e shekullit të mbrapshtë.
B. Kasa