August 8, 2024

Fjalët e keqe dhe bastuni! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FJALË E KEQE DHE BASTUNI!
………………………………………………………..
Pik ,pik mjalt i kulluar,
Fjala jote kur ti flet ,
Herë ta shëron shpirtin,
Ndonjëherë ta vret.

Pus i thellë gojë e njeriut,
Gjithë jetën se njeh dot,
Si shigjeta e nxjerrë fjalën,
Zemrën t’a plagos.

Hap një plagë pa shërim,
Dhe pendohet duke qarë,
Ah, moj gojë varrë i hapur,
Dhemb më shumë se një shuplakë

S’ka ilaç për fjalën e keqe,
Nuk ka mjek që t’a shëroj,
Loti kur del nga syri,
Prapë në zemër s’kthehet dot.

Do jenë shokë të pleqërisë,
Fjalë e keqe,dhe bastuni,
Se nga mendja s’fshihen dot,
Plagët e hapura nga njeriu.

…………………………………………………………
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com