Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci
Uroj te kaloni bukur ne vijim te gjithe ju miqesia ime..
FLETET E JETES….
Nisem shkruajme mbi flete te bardha ,
Eshte cdo here po ai ritual,
Dora dridhet nga zjarrmite e gjata ,
Shpesh nga u ftohti shkruan ngadale …
Vjen natyrshem gjithmone njesoj,
Mbi flete hidhen numra nje , dy, tre ,
Diku nuk duken sikur s’pati boje ,
Diku shkruar qarte e me nge …
Njesoj them une ,por autori
Cdo flete si te paren se shkruan dot,
Harron diku ndoshta nje germe i gjori,
Ose , pena si shkruan mbi pika lot…
Do apo jo numrin dot se luan,
Mbetet treqind e gjashtedhjete e pese,
Qellon njerin vit te brishte e quan,
Cdo numer i vecante te rri ne kujtese..
Sot fleta e dyte po mbushet ngadale,
Cdo autor ka deshire te shkruaje bukur,
Me dore te dridhur nga nje mall,
Nje tjeter me shpirt te lumtur ….
Keshtu do mbushen FLETET E JETES
Autori NJERI do te shkruaje cdo dite,
Fleteve te bardha,kalendarit t’kujteses,
Ndonjehere fare bosh , ndonjehere per mrekullite….
Ja ,shkruaj dhe une mbi flete te bardha
Eshte njesoj si per ju , po ai ritual,
Do perdor ngjyra ylberi te mos shuhen germat,
Qe dita te marre vlere do ta gdhend cdo fjale ….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 02/01/2021