August 10, 2024

Gjurmë dashurie – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjurmë dashurie

Eca nëpër gjurmë e tua në rërë,
Rëra rëshkiste nëpër gishta,
Nga nxehtësia mu dogjën këmbët,
Për takim në orën e saktë të isha..

Oh më mirë që mu përvëluan thembrat,
Se e dija që sdo më digjej shpirti,
Aty ti më puthe me buzët prush të nxehta..
Trupin mu ndez,si pishë e flakë kandili.

Si shurup i ëmbël puthjet e tua,
Oh trupi me mornica mu rënqeth,
Puthe ëmbël më the të dua
U drodh trupi,mishi mu ngjeth…

Verdhëruar deti qielli rëra,
Një ambient i bukur magjik,
Ne të dy përqafuar,siç na do zemra
Zemra,shpirtit kurrë si thotë ik..

Natasha Ilia Çuro Greqi
E drejta autores rezervuar!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com