Ky shekull djaloshar – Sotir Thano
KY SHEKULL DJALOSHAR !
Mbushi plotë njëzetë vite jetë ky shekull.
Tani është në moshën e rinisë së tij të parë.
I kaloi fëmijnia e traumatizuar, duke vuajtur e hequr,
E si adoleshent rrugëve të botës mbeti mërgimtar.
Sipas dëshirave e qëllimeve të tyre, disa e katandisën,
Sepse si i ri, i mungonte atij përvoja në këtë jetë.
Shekulli para ardhës i la këtij shekulli bashkë me vitet,
Shumë trauma luftrash e revolucionesh të kadifejtë.
I la pas demokracitë e reja edhe fare të brishta,
Me popujt e tyre të etur për liri e demokraci.
Që si breshkat drejtë Europës, sikur të jenë nisur rishtas,
Me shumë oshilacione e akoma me më shumë peripeci.
Shekulli i kaluar i la kusur këtij shekulli të ri,
Varfërinë që është më e keqe se çdo llojë virusi.
Viruset venë e vinë njëri pas tjetrit peroidikisht,
Por pandeminë e varfërisë, asnjë sistem dot nuk e zbuti.
Sot në dekadën e tretë të jetës së tij ai ka hyrë.
Edhe si djaloshar i ri, po i reziston fortë KOVIDIT.
Vaksinimi është shpresa jonë dhe e tija për shpëtim,
Që normaliteti të vihet në të katër anët e globit.
Viti i parë i dekadës së tretë këtij shekulli rinor,
Sot pa trokitur fare në portat tona, ai na erdhi.
Qoftë i mbarë e me fat për fisin tonë njerëzor.
Shpresëdhënës për ata që sytë e tyre, lotë derdhin.
Gëzuar o Viti i Ri, dymijë e njëzetë e nji!
Të njëqind vitet jetë si shekull, ti i ke të sigurt
I njëzetë e njëti vit është dhe një fillim i ri,
Në vazhdën e kohës që jetës i hapë udhë!