August 3, 2024

Më puth në gjumë – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më puth në gjumë

Unë të prita dhe k’të vit,
Të zbrisje nga yjet si Zoti im,
Ti në ëndërra më thua prit,
Buza jote fshin lotit tim,

Të prita, gotat të trokasim,
Bashkë të presim Vitin e Ri,
Mes puthjeve të humbasim,
Yjet dhe Hëna t’na kenë zili,

Shuhet shpresa si dritë syri,
Drita e Hënës humb në qiell,
Viti tjetër i trishtë hyri,
Nuk bën dritë as yll, as Diell,

Veç në ëndërr shuaj mallin,
Vjen e ikën si furtunë,
Një herë sy e një herë ballin,
Kur ti vjen mi puth në gjumë,

Dua të flë ditë e natë,
Ndaj kur ikën, kthehu prapë.

Alma Mehmeti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com