Në kujtim e nderim të Ukshin Hotit – Agim Jerliu
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në kujtim e nderim të Ukshin Hotit
Ata që heronjt e kombit i harruan
Turpi i mbuloft sejcilin pa dallim
Burrat që për këtë tokë u flijuan
Për liri s’kursyen veten dhe flijim.
Ata që i harruan luftëtarët e lirisë
Djemtë më të mirë e atmëmdheut
Qofshin t’mallkuar prej perendisë
U bëfshin e hi pluhur n’zjarr t’ferrit.
Nëna dhe motra t’herojve shqiptar
Kudo që jeni e veni zoti ju bekoftë
Të jeni krenarë po edhe faqebardhë
Në dhimbjen tuaj zoti ua lehtesoft.
Në vigjilje të festës të vitit ri sot
Përzemërsisht nga zemra ju uroj
Të keni gëzime e sa më pak lotë
Zoti t’ju shperblej dhe t’ju bekoj.
Agim Jerliu, Siegburg 31.12.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com