August 6, 2024

Nga zemra: Gezuar! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGA ZEMRA: GËZUAR !

Gëzuar Shqiptari, dhe bota mbar,
Urimi për ju vjen si pishtar !
Për një bot pa halle, plot mirësi,
Ju uroj nga zemra: GËZUAR VITIN E RI !

Gëzuar ! Gëzuar kudo moj Shqiptari
Gëzuar vitin e Ri, dymijë e 2021,
Ju nisë nga zemra, urim dhe dashuri,
Në familjet tuaja, paçin përjetë lumturi!

S’kanë faj vitet, të rinjë e të vjetër
Që vinë e shkojnë, mbushur me halle,
Ata janë si uji, që do rjedhi patjetër..,
Përplasur në dŕurë, shkëmbenjë,e zalle !

Erërat sjellin pluhur shkretëtirash udhëve
Sjellin re, të mbushura me shi e ciklone,
Vitit që shkonë, i rëndonë ‘thesi’ supeve ,
Mbushur me mëkatet e racës njerëzore !

Po ju o miqtë e mi, mos e ndalni urimin
Të rjedh nga goja juaj,fjal e ëmbël mjaltë,
Sytë si meteorë, ju shkëlqefshin agimin ,
Duke pritur diellin, mbi udhët me baltë !

Dikush e shikonë, duke shkuar tutje..
Në rugën që të çonë, drejtë historisë,
Në thesin e mbushur me brenga e lutje,
Ka fshehur dhimbjet, lotët e varfërisë!

Me syrin hapur do të shtrihet në histori
Atje do të zhytet në ‘muzën’ e haresës,
Do të vegjetoi lotë, për kët vitë të Ri ,
Duke lënë mbas vetes, zërin e shpresës !

Edhe pse largohet një vit nga jeta jonë
Mbi ball na shtohet një rudhë më shumë ,
Ne prapë buzëqeshim, si ‘ëngjëj’,a demon
Në pluhur shkretëtirash,të kthyer në llum.

Ne ecim, ecim ngadalë, me hapin e monotonisë
Me ritmin e viteve që trokasin si tik taku i orës
Mbi supe na rëndonë fjala, si pesha e marrëzisë,
Ëndrrat na shuhen, nji nga nji, si gurë meteorësh !

Në ëndrra do ecim, e do zhytemi përsëri
Duke shkruar historin e ‘ëngjëjve’ të rënë,
Duke endur shpresën, për çdo vitë të Ri,
Në nota pentagrami, në vargje e këngë !

Gëzuar të gjithë kudo ku jeni, miq e shok të mirë..
Të bardhë e paçit jetën, si dëbora mbi Tomor,
Ju dhurojë nga zemra, mëngjeseve duke gdhirë,
Një tufë me poezi, shpërndar si meteor !

GËZUAR, GËZUAR, E NGA MOT GËZUAR !
ARDHTË I BARDHË PËR SHQIPTARIN DHE BOTËN MBAR, KY VITË I RI !
Ju uroj me shum dashuri,
dhe respektë !
T. Buzi.
30. 12 . 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com