August 7, 2024

Të mbijetuarit, janë përherë, luftëtarë fitues – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të mbijetuarit, janë përherë, luftëtarë fitues.
Nuk ndihen si heronj, por ndihen të shpëtuar.
Në fakt janë heronj.
Kur dalin të gjakosur e të cfilitur, mbi thirrem të gurëve, që rrëzuan mbi të.
Ka zemrën e të mbijetuarit. Nuk ndalet. Është lart.
Nuk ndihet hero, por është. Se nuk vështron poshtë,se nuk bën askënd fajtor. Në pozitën e tij ndihet i arrirë.
Ka ripushtuar, majën e ëndërruar.
Mndihet kaq mirë, i qetë mes shpendëve të admiruar, flatrat e të cilëve, desh t’i kish.
Në fakt, pa ato flatra, e ka arritur, atë lartësohet sërish, me zemrën e të mbijetuarit, guximin që i fali mbijetesa.
Ai është atje lartë.
Shëron plagët e veta. Në ajrin e vet në hapësirën e vet plot dritë.
Ndihem bir i stuhisë.
Mund të jet dhe stuhi drite; Aurorë.
Më mjafton të qenit fajkua.
Ju përshëndes me dashuri pa skaj.
Gjithmonë, në pozitat e mirnjohësit. Mirënjohja e Shpendit, të cilit ia mjekuat krahët.
Shpesh, drejt jush, rreh flatrat.
Rreh flatrat e sokëllin nga kreshta.
E ikën sërish në udhët e veta.
Urimi,në fund, në çastin e fundit.
ILMI CANI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com